Politika e privatësisë
Si i përpunojmë të dhënat tuaja personale.
Përditësimi i fundit: 2026-01-15
Ky Njoftim i privatësisë (në tekstin e mëtejmë: Njoftim) përshkruan mënyrën në të cilën shoqëria tregtare Orbico d.o.o. me seli në Koturaška cesta 69, Zagreb, nr. TVSH-je: HR85611744662 (në tekstin e mëtejmë: "Orbico") përpunon të dhënat tuaja personale.
Ky Njoftim është harmonizuar në përputhje me Rregulloren (BE) 2016/679 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës 27 prill 2016 për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin e të dhënave personale dhe lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave dhe për shfuqizimin e Direktivës 95/46/EC (Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave) (në tekstin e mëtejmë: „GDPR“).
Për ta kuptuar më mirë (ose për t'u kujtuar) çfarë nënkuptojnë përpunimi dhe të dhënat personale në kuptimin e GDPR-së, shihni tabelën në vijim.
E dhëna personale
Të gjitha informacionet që kanë të bëjnë me një person fizik të identifikuar ose një person që mund të identifikohet („subjekti i të dhënave”); Personi fizik që mund të identifikohet është ai që mund të identifikohet, drejtpërdrejt ose tërthorazi, veçanërisht duke iu referuar një identifikuesi si emri, numri i identifikimit, e dhëna mbi vendndodhjen, identifikuesi në rrjet ose një apo më shumë faktorë specifikë për identitetin fizik, fiziologjik, gjenetik, mental, ekonomik, kulturor ose shoqëror të atij personi fizik.
Përpunimi i të dhënave personale
Çdo veprim ose grup veprimesh që kryhen mbi të dhënat personale ose mbi grupe të dhënash personale, pavarësisht nga përdorimi i mjeteve të automatizuara apo jo, si mbledhja, regjistrimi, organizimi, strukturimi, ruajtja, përshtatja ose ndryshimi, marrja, konsultimi, përdorimi, zbulimi nëpërmjet transmetimit, shpërndarja ose vënia në dispozicion në ndonjë mënyrë tjetër, harmonizimi ose kombinimi, kufizimi, fshirja ose shkatërrimi.
1. Fushëveprimi
Ky Njoftim rregullon mënyrën e përgjithshme në të cilën Orbico përpunon të dhënat personale. Në këtë kuptim Orbico është i ashtuquajturi kontrollues i përpunimit të të dhënave personale që përpunon. Gjithashtu, ky Njoftim ka të bëjë me Orbico-n dhe nuk ka të bëjë me shërbimet e shoqërive të tjera brenda grupacionit të cilit i përket Orbico, e as me shoqëritë e menaxhuara nga palët e treta.
Ju lutemi kini parasysh se për përpunimin e të dhënave personale në raste të caktuara, për shembull gjatë blerjes së mallrave tona, zbatohen rregulla të veçanta të privatësisë të cilat mund t'i qaseni në faqen përkatëse të internetit.
2. Qëllimi dhe baza ligjore për përpunimin
Komunikimi administrativ
Komunikimi me ju rreth shërbimeve të Orbico-s dhe çdo pyetjeje që mund të keni kur na kontaktoni, qoftë duke përdorur formularin e kontaktit në këtë faqe ose çfarëdo mënyre tjetër komunikimi (siç është profili ynë në platforma të ndryshme të mediave sociale).
Qëllimi i përpunimit: Përgjigjet ndaj pyetjeve tuaja.
Baza ligjore: Interesi legjitim i Orbico-s për t'iu përgjigjur pyetjes suaj– GDPR neni 6 par 1 (f).
Lojëra shpërblyese/Konkurse shpërblyese
Përpunojmë të dhënat personale që na jepni gjatë regjistrimit për një ngjarje të tillë. Nëse keni fituar ndonjë nga çmimet, ftoheni në ndarjen e çmimeve. Kjo ngjarje mund të regjistrohet dhe regjistrimi të publikohet publikisht.
Qëllimi i përpunimit: Lehtësimi i pjesëmarrjes në lojën shpërblyese/konkursin shpërblyes dhe organizimi i ndarjes së çmimeve për fituesit.
Baza ligjore: Pëlqimi juaj për pjesëmarrje në lojën shpërblyese/konkursin shpërblyes – neni 6 pika 1 (a) GDPR.
Cookie-t
Orbico ruan vetëm cookie-t që keni zgjedhur gjatë hapjes së kësaj faqeje interneti. Më shumë rreth këtyre cookie-ve mund të lexoni në njoftimin tonë për cookie-t. Qëllimi i përpunimit: Ofrimi i faqes së internetit, mjeteve analitike për përmirësimin e faqes së internetit dhe përvojës së përdoruesit.
Baza ligjore: Pëlqimi juaj për pranimin e cookie-ve – neni 6 pika 1 (a) GDPR.
Në çdo rast Orbico nuk zbaton vendimmarrje të automatizuar në bazë të të dhënave tuaja personale, e as nuk krijon Orbico për këtë qëllim profile të subjekteve të të dhënave.
3. Transmetimi dhe zbulimi i të dhënave tuaja personale
Në varësi të llojit të procesit brenda të cilit përpunojmë të dhënat tuaja personale, disa të dhëna mund të transmetohen te palët e treta. Në ato raste subjektet përkatëse veprojnë si përpunues të të dhënave dhe përpunojnë të dhënat në përputhje me udhëzimet tona. Këto palë janë sipas kontratës të detyruara të ruajnë të gjitha të dhënat personale që marrin nga ne dhe u ndalohet përdorimi i tyre në kundërshtim me udhëzimet tona.
Këto palë të treta mund të kenë të bëjnë me:
• Shoqëritë brenda Grupit të cilit i përket Orbico;
• Ofruesit e shërbimeve palë të treta që përpunojnë të dhënat tuaja personale në emër të Orbico-s dhe që janë të detyruar të ruajnë konfidencialitetin e të dhënave tuaja personale. (p.sh. ofruesit e mbështetjes së IT-së, ofruesit e mbështetjes logjistike etj.);
• Organet e pushtetit publik, agjencitë rregullatore me qëllim të harmonizimit me legjislacionin e zbatueshëm;
• Këshilltarët profesionalë – personat që na ofrojnë shërbime të caktuara konsulence mund të kenë qasje në të dhënat tuaja personale nëse kjo është e nevojshme për ofrimin e shërbimit përkatës.
Të dhënat tuaja personale përpunohen dhe transmetohen brenda territorit të Bashkimit Evropian.
Nëse të dhënat personale do të transmetoheshin në vende të tjera jashtë Bashkimit Evropian (vende të treta) Orbico do të mbështetet në Klauzolat Standarde Kontraktuale, gjegjësisht në Vendimin Zbatues të Komisionit (BE) 2021/914 të datës 4 qershor 2021 mbi klauzolat standarde kontraktuale për transmetimin e të dhënave personale në vende të treta në përputhje me Rregulloren (BE) 2016/679 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit.
Transmetimi i të dhënave i bazuar në mekanizmin e sipërpërmendur parashikohet me nenin 46 të GDPR-së në situatat kur Komisioni Evropian nuk ka nxjerrë Vendim mbi përshtatshmërinë për vendin e tretë në të cilin transmetohen të dhënat personale.
4. Periudha e ruajtjes së të dhënave tuaja personale
Periudha e ruajtjes së të dhënave tuaja personale do të varet kryesisht nga qëllimi për të cilin janë mbledhur, gjegjësisht nga arsyeja për të cilën përpunojmë të dhënat tuaja personale. Në këtë kuptim të dhënat tuaja nuk do t'i ruajmë më gjatë sesa është absolutisht e nevojshme për përmbushjen e qëllimit për të cilin janë mbledhur.
Nëse përpunimi bazohet në pëlqim, të dhënat tuaja personale i ruajmë gjatë periudhës për të cilën keni dhënë pëlqimin ose derisa ta tërhiqni pëlqimin.
Nëse përpunimi bazohet në interesin tonë legjitim, të dhënat tuaja personale i mbajmë përderisa ekziston interesi ynë legjitim.
Nëse përpunimi bazohet në detyrimin tonë ligjor, të dhënat tuaja personale i mbajmë përderisa këtë e kërkon ligji që është bazë për një përpunim të tillë.
5. Të drejtat tuaja
Të drejtat tuaja në lidhje me të dhënat personale mund t'i ushtroni duke na kontaktuar nëpërmjet privacy.orbicocro@orbico.com. Mund të përdorni formularin tonë të kontaktit për të ushtruar të drejtat tuaja të disponueshme në faqen tonë të internetit. Ju lutemi kini parasysh se të drejtat tuaja mund t'i ushtroni vetëm në lidhje me të dhënat tuaja personale.
Në lidhje me të dhënat tuaja personale keni të drejtat e mëposhtme:
Qasja në të dhënat tuaja personale
Keni të drejtë të kërkoni prej nesh konfirmimin nëse përpunojmë të dhënat tuaja personale, si dhe qasjen në të dhënat tuaja personale që përpunojmë.
Korrigjimi i të dhënave personale
Keni të drejtë të kërkoni prej nesh korrigjimin e të dhënave tuaja personale të pasakta, si dhe të drejtën për plotësimin e të dhënave tuaja personale.
E drejta për tërheqjen e pëlqimit
Keni të drejtë të tërhiqni në çdo moment pëlqimin tuaj për përpunimin e mëtejmë të të dhënave personale. Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në përpunimin që kryhet në bazë të pëlqimit para tërheqjes së tij.
Fshirja e të dhënave personale (e drejta për t'u harruar)
Nëse tërhiqni pëlqimin për përpunimin e të dhënave tuaja personale ose me pushimin e bazës ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale ose në raste të tjera të parashikuara me Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave, keni të drejtë të kërkoni prej nesh fshirjen e të dhënave tuaja personale.
Transmetimi i të dhënave personale
Nëse përpunojmë të dhënat tuaja personale në bazë të pëlqimit tuaj ose në bazë të kontratës sonë, keni të drejtë të kërkoni prej nesh transmetimin e të dhënave tuaja personale në mënyrë të përshtatshme.
Kundërshtimi ndaj përpunimit të të dhënave personale
Nëse të dhënat tuaja personale i përpunojmë me qëllim të marketingut të drejtpërdrejtë ose në bazë të interesit tonë legjitim, keni të drejtë të kundërshtoni përpunimin e mëtejmë të të dhënave tuaja personale.
Kufizimi i përpunimit
Nëse kontestoni saktësinë e të dhënave tuaja personale ose në situata të tjera të parashikuara me Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave, keni të drejtë të kërkoni prej nesh që të kufizojmë përpunimin e të dhënave tuaja personale derisa një situatë e tillë të zgjidhet.
E drejta për dërgimin e ankesës organit mbikëqyrës
Në çdo moment keni të drejtë të paraqisni ankesë organit kompetent për mbrojtjen e të dhënave personale në vendin tuaj (https://edpb.europa.eu/about-edpb/about-edpb/members_en) në lidhje me përpunimin dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale.
Të drejtat tuaja i ushtroni pa shpenzime. Megjithatë, nëse shpesh ose në mënyrë të tepruar (për shembull, kërkoni të gjitha të dhënat tuaja personale në formë të shkruar) kërkoni qasjen ose transmetimin e të dhënave tuaja personale, kemi të drejtë të kërkojmë që t'i mbani shpenzimet tona para ndërmarrjes së një veprimi të tillë.
6. Siguria e të dhënave
Gjithashtu ju njoftojmë se Orbico përdor një gamë të gjerë masash sigurie për të siguruar konfidencialitetin dhe integritetin e të dhënave tuaja personale.
Megjithatë, duke pasur parasysh natyrën e internetit, dëshirojmë t'ju tërheqim vëmendjen se mund të ekzistojnë mangësi sigurie në transmetimin e të dhënave nëpërmjet internetit (p.sh. komunikimi nëpërmjet e-mail-it) dhe se mbrojtja e plotë e të dhënave nga qasja e palëve të treta nuk është e mundur. Megjithatë, siç kemi theksuar, Orbico i kushton vëmendje të madhe mbrojtjes së të dhënave tuaja personale dhe në këtë kuptim, duke pasur parasysh natyrën e përshkruar të këtij mediumi, ka organizuar dhe zbaton masa të rëndësishme teknike dhe sigurie.
7. Ndryshimet e Njoftimit
Rezervojmë të drejtën e ndryshimit të këtij njoftimi në çdo moment.