Ne shkojmë më lart dhe përtej

Ne nuk jemi thjesht një distributor lider i produkteve beauty.
Bashkohuni me ne në krijimin e magjisë!

Rreth Beauty

Bukuria është një përvojë që formësohet në çdo pikë kontakti – nga strategjia dhe pozicionimi deri te prania në shitjen me pakicë. Divizioni ynë i beauty u themelua gati 30 vjet më parë dhe gjatë dekadave jemi rritur në një nga distributorët më të respektuar dhe më të besuar të produkteve beauty në Evropë.

Ofrojmë mbështetje të plotë (full-service), që partnerët tanë të integrohen me besim dhe pa vështirësi, ose të zgjedhin shërbime të përshtatura në shitje, marketing, distribucion apo shitje me pakicë – sipas nevojave të tyre. Nuk besojmë në qasjen “një zgjidhje për të gjithë”; përkundrazi, krenohemi me ekzekutimin e strategjive specifike për çdo brend, që pasqyrojnë identitetin unik të secilit partner.

Ky përkushtim ndaj precizionit dhe partneritetit është arsyeja pse disa nga brendet më prestigjioze të bukurisë në botë janë me ne që nga fillimi.

Çfarë mund të bëjmë për ju?

Brendi juaj meriton më shumë se distribucion – meriton një partner që kupton bukurinë, dinamikat e tregut dhe rritjen afatgjatë.

Zgjidhje distribucioni

Prani në kanalet kryesore të shitjes me pakicë, sallonet dhe platformat e-commerce në të gjithë rajonin.

Retail / Mbulim i plotë i tregut

Pozicionim në treg, analizë e konkurrencës dhe ekzekutim i lançimeve të përshtatura me objektivat e brendit tuaj.

Ndërtim strategjik i brendit

Këshilltarë të dedikuar bukurie, mbështetje në dyqan dhe programe trajnimi nga ekspertët.

Shitje & edukim

Fushata 360°, bashkëpunime me influencerë, media digjitale dhe aktivizime PR.

Marketing & dukshmëri

Zinxhir furnizimi nga fillimi në fund (end-to-end), magazinim dhe dërgesa në kohë në të gjitha tregjet.

Logjistikë & operacione

Orbico Beauty Cluster Model bashkon njerëz, ekspertizë dhe tregje për të krijuar vlerë të qëndrueshme për partnerët tanë. Duke ndërthurur shtrirjen rajonale me një kuptim të thellë të konsumatorit vendas, ne mbështesim markat në çdo fazë të zhvillimit të tyre, nga strategjia dhe marketingu deri te zbatimi dhe rritja. Përmes bashkëpunimit të ngushtë, njohjes së tregut dhe një përkushtimi të përbashkët ndaj përsosmërisë, i ndihmojmë markat e bukurisë të ndërtojnë lidhje më të forta me konsumatorët, të hapin mundësi të reja dhe të arrijnë sukses të qëndrueshëm në të gjithë rajonin.

Modeli i biznesit klaster

Kategoritë tona

Makijazh

Parfume

Parfume niche

Kujdesi për lëkurën

Aksesorë

Dermokozmetikë

FAQ

Cilat kategori beauty mbuloni?

Mbulojmë kategoritë kryesore të beauty, duke përfshirë parfumet, make-up-in, kujdesin e lëkurës, salon professional, aksesorët e bukurisë dhe segmente të zgjedhura lifestyle beauty.

Në sa vende operoni brenda biznesit beauty?

Orbico Beauty operon në disa tregje evropiane përmes një kombinimi të koordinimit rajonal dhe njohjes së fortë të tregjeve lokale.

Çfarë është modeli cluster?

Modeli ynë cluster kombinon forcën e koordinimit rajonal me shkathtësinë e ekzekutimit lokal në treg, duke u mundësuar brendeve të zgjerohen me efikasitet në disa vende, duke mbetur njëkohësisht relevante në çdo treg.

A ofroni vetëm shërbime distribucioni, apo mbështesni edhe shitjet dhe marketingun?

Ofrojmë mbështetje full-service, duke përfshirë distribucionin, shitjet, trade marketingun, marketingun digjital, aktivizimet në retail, PR dhe zhvillimin e brendit.

A është qasja juaj e përshtatur me tregjet lokale apo e unifikuar në nivel rajonal?

Qasja jonë bazohet në një strategji të vetme rajonale të harmonizuar, me ekzekutim lokal të përshtatur me çdo treg, me sjelljen e konsumatorëve dhe strukturën e shitjes me pakicë.

A mund të kombinohet distribucioni përmes kanaleve retail, e-retail dhe të salloneve?

Po, në varësi të strategjisë së brendit, mund t'i kombinojmë paralelisht kanalet retail, e-retail dhe kanalet profesionale të salloneve.

A keni mbështetje të brendshme kreative dhe të marketingut digjital?

Po, ekipet tona mbështesin përshtatjen lokale të vizualeve, ekzekutimin e fushatave, krijimin e përmbajtjes, influencer marketingun, PR dhe aktivizimet digjitale.

A ofroni trajnime për këshilltarët e bukurisë dhe partnerët?

Po, organizojmë trajnime të rregullta për produkte, brende dhe kategori për këshilltarët e bukurisë, ekipet e shitjes, partnerët e shitjes me pakicë dhe partnerët profesionalë të salloneve.

A mund të organizoni evente, masterclass-e dhe lançime produktesh?

Po, kemi kapacitete për organizimin e eventeve të brendeve, lançimeve të produkteve, masterclass-eve, aktivizimeve mediatike dhe formateve të edukimit profesional.

Si e matni suksesin e lançimeve dhe si raportoni te brendet?

Performancën e matim përmes shitjeve, distribucionit, dukshmërisë, rezultateve të fushatave, të dhënave sell-out dhe KPI-ve të dakorduara, me raportim të rregullt për partnerët e brendeve.

Lexo më shumë

Bëhuni partneri ynë

Sillni brendin tuaj beauty në 24 tregje me Orbico.

Na kontaktoni

Lajmet më të fundit

MË SHUMË lajme

arrow right
arrow right

Nuk u gjetën rezultate.